Arhiva 2011

Kufiri Kosove-Mali i Zi, ankohen banoret
03.10.2011

rugovaQë prej përfundimit të luftës së fundit, Mali i Zi ka hyrë për disa kilometra në territorin e Kosovës.
Zeqir Dreshaj 80 vjeçar nga fshati Kuqishtë e komunës së Pejës, në brezin kufitar me Malin e Zi, prej disa vitesh nuk ka mundur të shfrytëzojë kullotat dhe pyjet e tij, ngjashëm sikurse shumë banorë të kësaj ane.

Banorët e fshatrave piktoreske, të Rugovës thonë se problemet me shtetin malazez kanë qenë të shumta, pasi që prej pasluftës kanë hyrë në territorin e Kosovës përrreth 5 kilometra, mbase edhe më shumë sipas tyre.

"Kemi arrestime nga ana e Malit të Zi të banorëve të Shtankajve, Bogajve. Së paku 5-6 arrestime bëhen brenda vitit. Arrestohen meqë sipas tyre është kufi i Malit të Zi, dhe nuk është pronë e jona", thotë Rrustem Selimaj, banor i fshatit Haxhosaj në Pejë.

"Vazhdimisht kalojnë kufirin, dalin në territor tonin edhe pretendojnë që janë tyret, megjithëse ato ne i kemi edhe në kadastër, edhe në të gjitha dokumentet e tjera", thotë një banor i fshatit Stankaj.

Që nga shpallja e pavarësisë para tre vitesh, deri më tani Kosova ka realizuar demarkacionin vetëm me Maqedoninë, e tashmë pritet edhe me Malin e Zi.

Përcaktimi i vijës kufitare me Malin e Zi sipas zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës pritet të bëhet brenda këtij viti, e më së largu në fillim të vitit 2012, meqë sipas tyre kjo gjë tashmë ka filluar.

Ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi, tregon për Top Channel se janë marrë vesh me shtetin malazez që kufiri i vitit 1974 të jetë kufi ndërshtetëror, ndërsa në rast se ndonjë pronë mbeti jashtë territorit të Kosovës, atëherë pronarët e tyre do të mund ta shfrytëzojnë atë.

"Pretendimet edhe të Qeverisë së Kosovës, por edhe të Malit të Zi janë që kemi marrëdhënie të shkëlqyeshme. Jemi marrë vesh që kufiri administrativ që ka qenë më 1974 të mbetet edhe kufi ndërshtetëror. Pakënaqësi ka edhe këtu. Unë kam thënë që ne nuk mundemi me i korrigju kufijtë historikë që kanë qenë në të kaluarën, të cilët kanë lëvizë, pak në territor të Kosovës ose të Malit të Zi. Mirëpo si bazë ne e kemi marrë 1974-n", thotë ministri Rexhepi.

Por, për këtë nuk pajtohen banorët, meqë sipas tyre atëkohë nuk janë pyetur ata dhe se pronat e tyre janë përtej kufirit të 1974-s, deri në Qafë të Qakorrit.

"Atëherë qeverisjen në Pejë ka qenë kryetar një malazez, dmth kanë qenë të përbashkëta, dhe ata e kanë vendosur kufirin ku kanë dashur ata, e jo rugovasit. Për atë rugovasit kërkojnë nga qeveria që të vijë këtu që të konsultohen me ne, dhe bashkërisht të caktojmëvijë kufitare, pastaj të merremi me cështjen e demarkacionit", thotë një banor i Rugovës.

Sidoqoftë, banorët thonë se do të protestojnë nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh kur Kosova dhe Mali i Zi të shënojnë vijën kufitare. /Top-channel/


Votohet ligji zgjedhore, shqiptaret largohen nga salla
08.09.2011

kuvendiDeputetet e Kuvendit të Malit të Zi votuan sot ligjin për ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për zgjedhjen e këshilltarëve dhe të deputetëve, duke plotesuar njerin nga shtate kushtet e vendosura nga Bashkimi Europian per te filluar bisedimet.

Per ndryshimin e ligjit votuan 71 deputet nga radha e mazhorances dhe opozites serbe. Ndersa kater deputetet shqiptare u larguan nga salla ne shenj proteste para votimit te ligjit.

Partite politike malazeze dhe serbe u shprehen te kenaqura me arritjen e kompromisit.

Ndersa kater deputetet shqiptare sot u bashkuan nje zeri  kunder diskriminit qe ju be shqiptareve qe sipas ligjit te ri u heqet e drejta e pese mandateve ne kuvendin e Mali te Zi, duke e ulur ne tre numrin e tyre, te cilet as keto nuk jane te sigurte. Ne shenje proteste shqiptaret bojkotuan votimin duke u larguar nga salla para votimit te ligjit./KrajaOnline/


Niveli më i ulët i Liqenit të Shkodrës në 60 vjetët e fundit
08.09.2011

liqeniThatësirat e papara dhe nxehtësia tropikale, të cilat janë duke zotëruar tash dy muaj e më shumë, kanë ndikuar që niveli i liqenit të Shkodrës, krahasuar me dhjetorin e vitit të kaluar, aktualisht 7 metra më i ulët, thonë në Entin meteorologjik të Malit të Zi, bën të ditur KosovaLive.

Kryeshefi i Qendrës së analizës dhe parashikimit të motit, Branko Micev ka deklaruar të enjten se niveli i tanishëm i liqenit të Shkodrës është vetëm 12 cm, edhe është niveli më i ultë në gjashtë dekadat e fundit.

Në 60 vjetët e fundit, ky është viti me deficitin më të madh të reshjeve. Kjo gjendje e ka kushtëzuar edhe nivelin më të ulët të sistemit të ujit në lumenj, liqene e sidomos në atë të Shkodrës, sqaron ky ekspert i hidrometeorologjisë./koha.net/


Fillon viti i ri shkollore ne Kraje
03.09.2011

shkollaPergaditjet per fillimin e vitit te ri shkollore ne shkollen "Gjergj Kastrioti-Skenderbeu" te Krajes kane perfunduar. Te premte me 2 shtatore 2011 ka nisur zyrtarisht viti i ri shkollore, nje dite me pas nga shkollat tjera ne Mal te Zi per arsye te festes se Fiter Bajramit.

Gjate pushimit verore, te financuara nga Ministria e arsimit dhe sportit, eshte bere e mundur pajisja e kabineteve te kimise, fizikes dhe biologjise. Ne saj te ketij investimi nxenesit do vazhdojne mesimin ne keto subjekte me pajisje moderne. Poashtu Ministria e arsimit dhe sportit ka dhuruar nje tjeter automjet per transportin e nxenesve  , duke mundesuar transportimin me te lehte te nxenesve nga fshaterat pereth ne qender te Ostrosit.

Ajo cfare eshte e njejte keto 20 vitet e fundit, eshte numri per cdo vit e me i vogel i nxenesve. Kete e tregojne qarte edhe numri i nxenesve qe eshte regjistruar kete vit, qe eshte 141 nxenes, te ndare ne paralelet ne Arbnesh, Bobosht, Skje, Ftjan dhe Keshtenje. Ne vitin shkollore 2010/11 e kane perfunduar klasen e IX 26 nxenes, ndersa kete viti per here te pare do te ulen ne bankat shkollore 20 nxenes.
Numri i nxenesve ne vitin shkollore 1980/81 ishte 518 nxenese, ndersa dhjete vite me pas (1990/91) numri i nxenesve ka rene ne 395 nxenes. Por renia e numrit te nxenesve ka vazhduar edhe ne vitet ne vazhdim deri sa ne vitin shkollore 2000/01 u regjistruan as me pas e as me shum se 239 nxenes. Numri ite nxenesve ka vazhuar renien e metejshme, duke arritur ne vitin e fundit (2011/2012) ne 141 nxenes.

Keto jane disa tregues te frikshem qe tregojne largimin e popullsise se Krajes nga trojet e veta ne drejtim te emigracioni per nje jete me te mire. Nese kjo panorame do vazhdoje edhe ne vitet ne vazhdim, eshte me te vertet e trishtueshme me ate cfare mendojme se mund te ndodhe nje dite me shkollen ne Kraje./KrajaOnline/


Nenshkrimi i tenderit per Plazhin e Madh dhe Aden e Bunes
04.09.2011

adaPerkatesia e tokes ne pronesin private do te varet nga aranzhmani perfundimtar ne mes pronareve privat,investitoreve dhe kompanive projektuese.

 Thirrja publike per valorizimin turistik per Plazhen e Madhe dhe ishullin e Ades se Bunes se Ulqinit do te publikohet mbasi qe te definohet modeli i realizimit te atyre projekteve dhe pergaditjes se dokumentave te tenderit, njoftuan nga Ministria e Zhvillimit te qendrueshem dhe turizmit,transferon agjensia e lajmeve Mina.

Ata kane thene qe modeli i realizimit te projekteve duhet ta miratoj komisioni i ri per tender,qe do te formulohet ne periudhen e ardhshme. Nga Ministria kan deklaruar se projektet e Plazhes se Madhe dhe Ades se Bunes jan te munshme,nder te tjera,te realizohet permes qiras afatgjate te tokes se shtetit, e cili do jepet ne qira ne mes shumti 90 vjet me mundesi shtyrjeje .

Ne ministri presin qe projekti do te shpejtoj investimin ne infrastuktur,do te inkurajoj zhvillimin e metejshem te hotelieris, tregtise dhe arsimimit,dhe me rritjen e te punesuarve do te rris dhe standardin jetesor,jo vec qytetareve te Ulqinit po qytetareve te krejt Malit te Zi. /KrajaOnline/


Kryetari i Komunes se Tivarit uron besimtaret mysliman
30.08.2011

pavicevicMe rastin e festes se Fiter Bajramit, kryetari i Komunes se Tivarit Zharko Paviqeviq i ka derguar nje mesazh urimi kryeimamit te Tivarit, Muidinu ef. Milaimi, kolegeve te tij si dhe te gjithe besimtareve mysliman.

"I nderuari zoteri Milaim

Me rastin e festes se madhe,te Bajramit te Ramazanit,juve, bashkepuntoreve te tu dhe te gjith besimtareve te fese Islame ju dergoj urimet me te perzermerta ne emer te Komunes se Tivarit dhe un personalisht.

Bajrami eshte feste qe bie gezim besimtarve dhe njerezve dashamir, frymezim per vendosje te dashuris, mirberjes dhe nxitje per forcimin e kuptimit ne mes njeri tjeterit,toleranc dhe jetese harmonike me te cilen Tivari eshte njohut gjithmon.

Ju uroj qe kto festa ti kaloni ne qetesi dhe gezim,te rrethuar nga familja dhe shoket.Ju dhuroft Bajrami qetesi ne familjet tuaja,shendet te mir dhe bekim juve dhe me te dashurve te tu"/krajaonline/


Legjenda e Liqenit të Shkodrës
29.08.2011

liqeniSipas studimeve gjeologjike e sipas dëshmive historike, Liqeni i Shkodrës është formuar para mijëra vjetësh, ndërsa legjendat mitike të mbledhura në shekullin e XX, tregojnë se ai është formuar tash vonë, e formimin e tij e lidhin me plakën e Krozhës.

Është interesant se për formimin e vonshëm të këtij liqeni na flet dhe Barleti në “Rrethimi i Shkodrës” (Tiranë, 1962, f.30-31). Aty ndër të tjera thuhet: “Po kështu, me sa duket, vërtetohet edhe sa më kanë rrëfyer banorët ma të moçëm të këtij vendi, të cilët më kanë thanë se aty ku sot ndodhet liqeni dikur ka qenë tokë plot me burime të pashtershme, nga të cilët lindi ai liqen i mrekullueshëm”.

Pra lindjen e këtij liqeni e tregonin si rrëfenjë mitike pleq ‘të Kohës së Barletit, gjë që është tepër domethënëse për të njohur kujtesën popullore për këto rrëfenja fantastike. Kjo legjendë mitike na përmendet pra dhe në shek. XX-të, si mbijetojë e një kohe tepër të lashtë.

Si do që të jetë, liqeni i Shkodrës është një bukuri e rrallë dhe një pasuri e madhe e shqiptarëve, i cili sjellë shumë të mira materiale për banorët e atjeshëm, e sidomos është i theksuar peshkimi, pasi ky liqe është i pasur me lloje dhe sasi të madhe peshku. /Zëri/


Shuhen zjarret masive, vetem nje vater aktive
24.08.2011

ne lufte me zjarrinVetem pas 48 oresh eshte mundur te shuhet zjarri qe pershkoi dhe shkrumboi hektare te tere toke, fillimisht ne zonen e Shkodres e pastaj ate te Krajes dhe Krevarit.

Qe te henen ne mesdite kur zjarri preku token e Krajes dhe deri mesditen e se martes, forca te shumta zjarrfikese te Krajes, Anes se Malit, Tivarit, Ulqinit dhe me nderhyrje nga ajri bene qe zjarri te shuhej nga Shtegvasha dhe Skjeja.

Mbremja e se henes isht nje nate e pa harrushme per Krajen, vecanerisht per banoret e Skjese qe po shihnin me sy nje tmerr te vertet, teksa zjarri po afrohej nga momenti ne moment afer shtepive te tyre.

Pasi arriten te shuajn zjarrin ne Shtegvashe, forcat zjarrfikese te Krajes dhe Tivarit mesnaten e se henes zbarkua ne Skje per tu ardhur ne ndihme banoreve te zones.
Situata ishte me te vertet e rende sidomos mengjesin e se martes. Po te mos mungonte rreziku ne Skje, flake te tjera u perhapen perseri ne Shtegvashe gjate mesdites se te martes. Nderhyrja e pa nderprere e forcave zjarrfikese te dy komunave (Tivarit dhe Ulqinit) si dhe nderhyrja nga ajri me nje avion mbi Skje, beri qe zjarret te shuhen plotesisht.

Ndersa banoret e Krajes dhe vete zjarrfikesit po merrnin fryme me lehte, per kto te fundit vjen nje tjeter sinjal negativ. Nje tjeter zjarr eshte perhapur ne fshatin Liare. Zjarrfikesit e Krajes, lene Skjene dhe shkojne me emergjence ne Liare, dhe per fat te mire nderhyrja e tyre ishte efikase.

Zjarrfikesit tani jane larguar si nga Shtegvash dhe Skjeja ashtu edhe nga Liarja. Ndersa sipas disa informacioneve, ne Skje eshte aktivizuar perseri nje vater zjarri.

Pas nje nate me plot ankth per banoret e Skjese dhe Krajes, nata e se martes eshte me e qete dhe situata duket e gjetesuar. /KrajaOnline/


Zjarri nen kontroll ne Shtegvashe, Skjeja rrezikohet seriozisht
23.08.2011

zjarrfikesitZjarri qe u vendos te shtunen ne mbremje nga nje fshatar i zones ne Shiroke, po shkakton deme te medha, por edhe po rrezikon fshatra te tere. Pasi shkatrroi per dy net cdo qe ne malin Tarabosh dhe rrezikoj Shiroke, Zogajt e fshata te tjer ne zonen e Shkodres, tani "shtafeta" i ka kaluar Krajes dhe Anes Malit. Qe nga mesdita e se henes dukej qarte se Kraja po rrezikon seriozisht pasi zjarri po afrohej gjithnje e me shum.

Zjarrfikesit e Krajes me nje automjet ndodhen ne Shtegvashe qe nga mengjesi i se henes, duke qendruar ne gadishmeri. Ne ndihme te tyre erdhen edhe Zjarrfikesit e Anes Malit dhe nje automjet nga Ulqini.

Reth ores 17:00-18:00 te se henes, zjarrfikesit e Krajes dhe Anes se Malit i shuan pjesen me te madhe te zjarrit. Por vetem pas pak minutash si pasoje e temperaturave te larta nje zjarr i fuqishem u perhap ne pak minuta. Forcat zjarrfikese mundohen te nderhyjne, por ishte e pamundur edhe si pasoje e terenit te thyet. Ne ate moment kerkojne ndihmen e avioneve. Dy aviona mberrijne pas disa minutash dhe fillojne te nderhyjne. 37 here kane leshuar uje nga avionet me shpejtesi, pasi edhe liqeni eshte afer.

Nata fillon te bjere ndersa flaket nuk po shuhen vetem po zmadhojne zonen e vet, avionet duhet te largohen pasi nuk mund te veprojne naten. Zjarri tani rrezikon seriozisht Krevarin. Nderhyrja e shpejte e zjarrfikesave te Anes Malit dhe Krajes, bejne qe te largojne rrezikun.

Reth ores 22:00 te mbremjes ne mberritem atje, situata dukej me te vertete e rrezikshme. Forcat e Krajes tani kishin rethuar antenat te cilat po rrezikoheshin. Nga ana tjeter forcat e Anes Malit po mbronin rrugen nga ana e Krajes dhe e Krevarit. Zjarri afrohet shum antenave dhe forcat e Krajes fillojne te shuajn rrezikun ne pjesen rreth tyre.

Dukej qe situata vetem po perkeqesohej, ateher forcat e Krajes kerkojne ndihmen e Tivarit. Zjarri nga lart dukej si te kishte pushtuar te gjithe Skjen , por sipas informacioneve atje zjarri ishte afrua shum rruges, por ende pa shkaktuar ndonje problem.

Pas reth dy oreve mberrine nje automjet nga Tivari. Atehere nga Shtegvasha e teposht vihen tre atomjete zjarrikesish pergjat rruges per te ndaluar qe zjarri te mos kaloje ne pjese e siperm te rruges pasi atehere do ndodhte nje katasrofe e vertet. Zjarri po vazhdonte rrugen e tij ne drejtim te fshatit Kovacaj dhe Skjese, ndersa nderhyrja e forcave zjarrfikese beri qe pergjat rruges te shuhej rreziku. Ndersa reth ores 01:00 te mengjesit te se martes ne largohemi duke lene aty dy automjete (te Krajes dhe Tivarit) te cilet si objektive kane qe zjarri te mos kaloje ne pjese siper rruges. Zjarrfikesi i Tivarit kerkon qe te jemi te lidhur me Skjene pasi nese rrezikohet ndonje shtepi do te sjellim perforcime te tjera.

Shtegvashen e ka kapluar tymi ndersa banore te shumte dalin ajte per te pare kete panorame te rrezikshme.

Sipas informacione qe na sollen zjarrfikesit nese sonte arrihet te mbrohet rruga dhe shtepite ne Skje (ku per momentin nuk ka asnje automjet zjarrfikes) atehere ne mengjes eshte premtuar se do nderhyjne perseri avionet nga ajri.

Situata duket shum serioze, ndersa pritet se cfare te ndodhe gjate nates duke shpresuar qe zjarri te ndale hovin, por e edhe ererat e forta jane ne avantash te tij./KrajaOnline/


Perkeqesohet situata ne malin Tarabosht
22.08.2011

zjarri ne zogajEdhe pse gjat dites se diele dukej se zjarri po shkonte drejt shuarjes, situata ne mbremje flet me tjeter gjuhe. Mali i Taraboshit ne zonen mbi fshatin Zogaj dhe ne anen tjeter mbi fashtin Bobot zjarri duket teper i fuqishem edhe nga momenti ne momen po afrohet gjithnje e me teper Shtegvashes, Skjes apo edhe Kravarit.

Sherbimi i zjarrfikesve te Shkodres dhe ushtria deklaronin sot ne mediat lokale  se situata eshte nen kontroll, por situata ne teren duket jasht cdo kontrolli. Fshati Zogaj duket me i rrezikuara ne kto momente, banoret e te cilit pak metra mbi shtepite e tyre po shohin nje tmerr te vertet ku zjarri po perhapet me shpejtesi ne te gjitha drejtimet. Gjate qendrimit tone ne Skje per disa minuta, zjarri dukej se per cdo cast e po i afrohej me shum edhe Skjese. E njejta panorame duket edhe nga Shtegvasha ku zjarri duket se eshte ulur shum afer fshatit Bobot.

Shum banore te Krajes takuam ne Shtegvashe dhe Skje te cilet kishin dal te shohin per kureshtje por edhe nga rreziku qe ju serviret. Ndersa zjarrfikesit e Krajes ore pas ore shkojne ne Shtegvashe per te ndjekur situaten. /KrajaOnline/

Harte ilustruse

zjarri


Edhe një parti e re shqiptare në Malin e Zi?
22.08.2011

muhamet nikaUlqin, 22 gusht - Në skenën politike në Mal të Zi flitet se në themelim e sipër është edhe një parti e re politike shqiptare, e cila do të quhet Partia Demokratike, bën të ditur KosovaLive.

Këtë ide e nuk e ka konfirmuar, por as mohuar njeri prej zyrtarëve të lartë të Partisë së Prosperitetit Demokratik /PPD/, Muhamet Nika, partner i koalicionit aktual që drejton aktualisht Ulqinin.

Sipas tij, gjendja e re ka gjeneruar, sidomos nga përgatitja për të rizgjedhur kryetarin aktual të Komunës së Ulqinit, Gëzim Hajdinaga në këtë post.

Kjo ka shkaktuar braktisjen e katër këshilltarëve të degës së Unionit Demokratik të Shqiptarëve /UDSH/ për Anën e Malit.

“Ne si PPD, me degën e UDSH në Anë të Malit, në zgjedhjet e fundit të vitit të kaluar komunale, kemi qenë në një listë unike “Bashkë për të ardhmen”. Detyrimisht ne përkrahim shumicën e krijuar parlamentare, ku ndodhet edhe z. Fatmir Gjeka, i cili i prin grupit të këshilltarëve të shkëputur nga UDSH”,- shprehet Nika, ish- kryetar i Parlamentit të Ulqinit edhe ish- sekretar i Lidhjes Demokratike në Mal të Zi deri në fund të viteve 90- ta.

Ai shton se, vërtetë Këshilli drejtues i PPD ende nuk ka dalur në opinion, por vetë fakti se ditën e zyrtarizimit të shumicës parlamentare me në krye Forcën e Re Demokratike para gazetarëve, ishin të pranishëm edhe shumicë e anëtarëve të Këshillit drejtues, tregon qartë se kend përkrah PPD.

Muhamet Nika thotë se dy partnerët e koalicionit, UDSH dhe Partia Demokratike e Socialistëve të Milo Gjukanoviqit, këshilli në Ulqin, pas këtij akti të anamalasve, kanë pasur negociata që të inkuadrojnë edhe Forcën e Re Demokratike në bashkëqeverisje lokale, por pa e konsultuar subjektin më të vogël, Partinë e Prosperitetit Demokratik rreth këtyre risive. Por, sipas tij, braktisja e 4 këshilltarëve të degës së UDSH në Anë Malit ka shënuar kthesë në skenën politike në Ulqin./koha net/


 Kthehuni mbrapa                                                      Vazhdoni ne faqen tjeter
Dizajnuar dhe mirembajtja:KrajaOnline ::: Email:info@krajaonline.com