Aksidenti vdes 21 vjeçari nga Ulqini
11.09.2012

 

Një 21 vjeçar nga Ulqini i Malit të Zi ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme si shkak i një aksidenti automobilistik. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth mesnatës në aksin rrugor Lezhë-Shkodër në vendin e quajtur Plezhë.

Policia e e qarkullimit në vend ngjarje ka ardhur në konstatim se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe e mjetit tip Wolksfagen Golf 5 me targa UL –AJ-126 që drejtohej nga 21 vjeçari Altin Kurti. Ai është transportuar menjëherë në spitalin e Shkodrës , pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ti shpëtuar jetën 21 vjeçarit dëmtimet e marra nga aksidenti kanë qenë te rënda cka edhe kanë cuar në vdekjen e tij.

21 vjeçari ka qenë i vetëm në automjet dhe një nga pistat kryesore të cilat mund të kenë cuar në këtë aksident të ketë qenë edhe gjumi si shkak i lodhjes. Ky është aksidenti i parë me pasojë vdekjen gjatë muajit shtator në territorin e qarkut Shkodër./TV1-Channel/

Foto:Arhiv

HTML Comment Box is loading comments...
 

Dizajnuar dhe mirembajtja:KrajaOnline ::: Email:info@krajaonline.com